Dy vite nga tërmeti i 26 Nëntorit ku humbën jetën 51 persona dhe u dëmtuan mijëra banesa, dhe në zonën e Durrësit ende vijojnë lëkundjet sizmike.

Nga ajo kohë deri më sot sizmologët kanë regjistruar mbi 20 mijë paslëkundje në këtë zonë. Por harta e re sizmike, tregon se e gjithë Shqipëria ka një risk të lartë sizmik.

Zonat e rrezikut sizmik janë kryesisht ato Adriatiko-Joniane dhe ajo nga Vlora drejt Dibrës.