Roma është fundosur në Venecia, por nuk kanë munguar polemikat për arbitrimin. Ka shkaktuar shumë diskutime penalltia e dhënë për Venezia-n kur rezultati ishte 2-1 në favor të verdhekuqve.

Trajneri Jose Mourinho-s ka shpërthyer pas ndeshjes:

‘Arsyeja e kësaj humbje? Sipas mendimit tim, historia e ndeshjes mund të ndahet mes dominimit, futbollit sulmues dhe rasteve të shumta të krijuara: dy gola, për aq sa kemi krijuar ne, janë pak’, ka thënë portugezi për DAZN.

‘Në rastin e golit të parë dhe të tretë kemi bërë gabime naive. Më pas është goli i dytë, që ka ardhur në një moment kur ne kërkonim të mbyllnim ndeshjen. Fatkeqësisht kështu është: unë jam këtu që flas, arbitri dhe VAR jo, ka shtuar Mou.

Penalltia? Preferoj të mos flas. Rregullat janë bërë nga ata që nuk kuptojnë shumë nga futbolli, por janë ata që vendosin. Unë kam pyetur veten pse ndodhin këto gjëra dhe i kam dhënë vetes një përgjigje. Nuk flas.’