Florian Marku ia del. Boksieri shqiptar mbrojti titullin kampion në IBF, duke mundur francezin Jorick Luisetto, në “betejën” që u zhvillua në SSE Arena Wembley. Gjithsesi, në total u zhvilluan 8 raunde, e më pas gjyqtarët i dhanë fitoren Markut, pas një paraqitje dinjitoze.
Prezent ishin edhe shumë mbështetës kuqezi, të cilët nuk kishin pranuar të shikojnë ndeshjen nëpërmjet ekranit të televizorit, por kishin shkuar në SSE Arena Wembley.
Florian Marku vijon të tregojë edhe një herë klasin e tij, teksa këtë herë e bën ndaj një francezi si Jorick Luisetto. Tashmë, boksieri kuqezi mund të themi me plot gojën se po bën krenarë të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, anë e mbanë botës.