Milani do ta shpërblejë Zlatan Ibahimovicin. Sipas mediave në Itali, Milan është në bisedime me sulmuesin për rinovimin e kontratës deri më 2023.
Palët janë dakord me gjithçka dhe raportohet se zyrtarizimi është çështje kohe. Pavarësisht se muajin e kaluar mbushi 40 vjet, Milani është rritur shumë me prezencën e legjendës dhe duan ta mbajnë në skuadër deri në qershor të 2023.
Në epokën e dytë në San Siro, Ibra deri më tani ka bërë 55 paraqitje, ka shënuar 31 gola.