Nga Krraba, ku i dha çelsat e shtëpisë së re një familjeve të prekur nga tërmeti i 2019, kryebashkiaku Erion Veliaj dha edhe një mesah për të gjithë ata që përpiqen të pengojnë projektet e rindërtimit. Veliaj tha se mediat e trafikantëve të drogës dhe portale gjobvënëse nuk kanë asnjë shans që të shantazhojnë atë dhe Bashkinë e Tiranës.
“Për të gjitha ato media, qofshin media të trafikantëve të drogës apo media që vënë gjoba, apo portale që dihen se një postim e kanë sa një apartament, shanset që të shantazhoni Kryetarin e Bashkisë ose Bashkinë e Tiranës janë zero. Mund të transmetojnë dhe të provokojnë histeri, të bëjnë sfida publike për ndeshje në “Bregun e Lumit”, por shanset për t’i vënë gjobë Kryetarit të Bashkisë apo Bashkisë së Tiranës janë zero. Do ta lenë edhe ata reputacionin aty, siç e kanë lënë ndër vite me betejat me Bashkinë e Tiranës, por institucioni i gjobës nuk do triumfojë mbi institucionin e të drejtës dhe solidaritetin që kemi me projekte të tilla. Pushka top, por siç thamë, projektet do shkojnë deri në fund, pallatet do shkojnë deri në fund. Kush e ka të drejtë dhe i takon, do ta marrë. Kush është spekulant do humbasë karrierën politike dhe sigurisht, do damkoset si televizion apo portal që vë gjoba dhe kërkon apartamente në shkëmbin të sjellës së mirë. Pushka top atyre, punë të mbarë dhe krahë të lehta skuadrës sonë”, nënvizoi Veliaj.