Qeveria e Italisë të mërkurën vendosi që të përjashtojë personat e pavaksinuar nga disa aktivitete publike në një pëpjekje për të ndaluar shpërndarjen e koronavirusit.
Një dekret i ri qeveritar gjithashtu i ka bërë vaksinat të detyrueshme për stafin e sundimit të ligjit, ushtrinë si dhe të gjithë punonjësit në shkolla. Më herët, vaksinat kërkoheshin vetëm për stafin mjekësor si dhe për mësimdhënësit.
Kryeministri Mario Draghi tha se masat ishin të nevojshme për të ndaluar rritjen e rasteve të infektimit. Sipas tij këto masa ndihmojnë edhe për ta mbajtur rikthimin e ekonomisë italiane si e treta në Bashkimin Evropian, ekonomi kjo që u zvogëlua për 8.9 për qind vitin e kaluar.
“Kemi filluar të kthehemi në normalitet. Ne duam ta mbajmë këtë normalitet”, tha Draghi në një konferencë pasi kabineti qeveritar vendosi në mënyrë unanime për masat.
Italia, aty ku pandemia nisi të shpërndahet në Evropë për herë të parë gjatë vitit 2020, ka parë një rritje të numrit të të infektuarve por në një masë më të vogël se shtetet e tjera të BE-së.
Italia ka shënuar rreth 10 mijë raste të reja në ditë dhe më pak se 100 vdekje në ditë.