Gjumi cilësor është i rëndësishëm për shëndetin e përgjithshëm pasi mund të zvogëlojë rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve kronike, të mbajë trurin e shëndetshëm dhe të forcojë sistemin imunitar. Megjithëse, rekomandohet 7-8 orë gjumë të pandërprerë, shumë njerëz nuk mund të bëjnë kaq orë.
Kur problemi i pagjumësisë është një gjendje e përhershme, mund të ketë nevojë të monitorohet ose trajtohet. Megjithatë, nëse keni çrregullime të zakonshme të gjumit, disa ushqime mund t’ju vijnë në ndihmë.
Bajame-Bajamet janë një burim i mirë i melatoninës dhe magnezit, një metal që ndihmon në transmetimin e impulseve nervore dhe përdoret për të luftuar stresin. Këta dy elementë e bëjnë atë ushqimin ideal për darkë.
Ananasi-Ky frut i ëmbël dhe i shijshëm është i pasur me melatonin dhe është një zgjedhje e shkëlqyer për të luftuar pagjumësinë.
Produktet e qumështit-Qumështi, kosi dhe djathi përmbajnë triptofan, një aminoacid që nxit prodhimin e serotoninës dhe ka një efekt anksiolitik.
Banane-Bananet përmbajnë triptofan dhe janë një burim i mirë i magnezit. Këto dy veti mund t’ju ndihmojnë të keni një gjumë të thellë.
Tërshëra-Një tas me qumësht të ngrohtë dhe tërshërë disa orë para gjumit është pikërisht ajo që ju nevojitet për t’i dhënë fund pagjumësisë.