Tri shenjat e mëposhtme mburren vazhdimisht me arritjet e tyre, që nga më të voglat e deri te ato më me peshë, dhe e vendosin veten në një pozitë epërsie, duke nënçmuar suksesin e miqve dhe të familjes së tyre. Ja cilat janë ato.

Dashi

Personat e kësaj shenje duan të flasin për veten e tyre. Ata janë ambiciozë, konkurrues dhe gjithmonë duan të promovojnë vlerat që kanë. Dashi është i vështirë, por kur mëson ta kontrollojë këtë dëshirë, bëhet më shoqërues.

Demi
Demi gjithashtu kërkon vëmendje, veçanërisht kur bëhet fjalë për gjërat materiale. Të lindurit e kësaj shenje priren ta lidhin vlerën me gjërat që kanë dhe përfundojnë duke i gjykuar njerëzit në të njëjtën mënyrë. Shpesh këto sjellje janë si një mekanizëm mbrojtës për pasiguritë e tyre. Në këtë mënyrë, fitojnë antipatinë e shumë personave.

Luani
Luanët kanë një prirje për arrogancë e cila shpesh manifestohet në sjelljen e tyre. Këta njerëz e duan vëmendjen dhe, në disa raste, tregojnë mungesë ndjeshmërie për t’u dukur gjithmonë të parët. Nuk është e pazakontë të gjesh njerëz që nuk i pëlqejnë Luanët për shkak të egoizmit që kanë.