Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka reaguar disa mediave në Kosovë, duke thënë se është gënjeshtër lajmi se ka premtuar toka për Manastirin e Deçanit apo për këdo tjetër në shkëmbim të ftesës për Samitin për Demokraci në ShBA.
Sipas saj, Kosova ka merituar të ftohet sepse është demokraci.
“Lajmi i publikuar në pseudo-portalet se kinse unë kam premtuar toka për manastirin e Deçanit apo për këdo tjetër në shkëmbim të ftesës për Samitin për Demokraci në ShBA është GËNJESHTËR. Qysh nesër do të ndërmarrë të gjitha masat për ngritjen e padisë kundër këtyre portaleve dhe kujtdo tjetër që ka publikuar apo publikon një propagandë të tillë.
Kosova ka merituar të ftohet sepse është demokraci. Miqtë tanë amerikanë nuk janë ata që ndonjëherë kanë kërkuar toka të Kosovës. Ndërkaq koha e atyre politikanëve që qesin në treg tokën e Kosovës ka perenduar njëherë e përgjithmonë”, ka shkruar ajo.