Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria dhe Kosova do të linjëzojnë politikën e jashtme dhe të sigurisë duke rritur numrin e konsullatave të përbashkëta.

“Në vitet e fundit kemi bërë përpjekje për të linjëzimin e politikave tona të jashtme dhe të sigurisë dhe sot kemi kuadrin ligjor për të rritur numrin e përfaqësive diplomatike të përbashkëta. Tani jemi në kushtet kur realisht kemi një mundësi që të hapim më shumë hapësira që shërbimet konsullore të Shqipërisë e Kosovës të zhvillohen ne godina të përbashkëta për qytetarët tanë jashtë dhe është një racionalizimi i shpenzimeve. Në këtë mënyrë paguajmë më pak për të hapur hapësirat dhe të mund të financojë më shumë për të zhvilluar aktivitete në funksion të mbajtjes gjallë të gjithë atyre nevojave që duhen adresuar në pjesën jashtë kufirit e me diasporat tona”, tha Rama.