Në konferencën e përbashkët me ministrin e Jashtëm italian, Luigi Di Maio tha se bashkëpunimi mes dy vendeve në kudër të projekteve për infrastrukturën, kulturën, turizmin ekonominë detare do i japin frytet vitin e ardhshëm.
“Puna e përbashkët mes nesh që do sjellë fryte konkrete vitin e ardhshëm, ju mirëpresim ty dhe të gjithë ministrat për javën italiane që duam të organizojmë në qershorin e ardhshëm, nuk dua të hy në hollësi për të mos i lodhur më shumë ata të cilët na kanë ndjekur në këtë punë edhe duke marrë shënime edhe duke ndodhur si para edhe pas, si ambasadori italian në Shqipëri që në fund të misionit të tij mos ta lërë Shqipërinë pa pasaportë shqiptare. Nga nesër do vijomë të punojmë për projektet nga hekurudha tek projektet që kanë të bëjnë me ekonominë detare, të energjisë, me bujqësinë, kulturën, turizmin dhe me radhë sigurisht pa harruar për shtyllat që kanë karakterizuar bashkëpunimin tonë, siguria dhe drejtësia”, tha Rama.