Kryeministri Edi Rama tha se spitali memorial i Fierit është një pikë referimi jo vetëm për cilësinë e shërbimeve, por edhe një hap i parë për autonominë spitalore. Ai tha se mjekët nuk duhet të paguhen të gjithë njësojë, por të fillojë një pjesë tjetër që mbi rrogën bazë të fillojnë pagesa të ndryshme sipas kontributit dhe performancës.
“Sot ne jemi në kushtet kur po rindërtojmë dhe zgjerojmë plus me një sistem pajisjes së kohëve të fundi në spitalin infektiv, në spitalin e ri të pediatrisë, sëmundjeve të brendshme, maternitetin mbretëresha Geraldinë, spitalet në rrethe etj, janë kantierë në proces dhe do të shtojnë një fuqi të re të sistemit. Nuk do të përmbushin nevojën për një fuqi të sistemit, pasi ka ende për të3 shtuar, por do të mbulojnë të gjithë infrastrukturën më kritike të sistemit. A janë shumë 8 vite për ti bërë të gjitha këto? Varet si e shohim. Në 8 vite vendosja e të gjitha këtyre bazave të rëndësishme për sistemit tregojnë për një maksimizim të kohës, për të ardhur për spitalin memorial të Fierit, që është një eksperiencë e re dhe padiskutim ai spital është i destinuar që të jetë një pikë e patundshme referimi për shërbimet me cilësitë më të larta, por edhe një hap i parë për autonominë spitalore. Mjekët të mos paguhen të gjithë njësojë sado të rriten pagat, por të fillojë një pjesë tjetër që mbi rrogën bazë të fillojnë pagesa të ndryshme sipas kontributit dhe performancës”, tha Rama.