Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti edhe sot po merr pjesë në Forumin e Parisit për Paqe, i cili po mbahet në Paris.
Kurti ka shkruar në Facebook se presidenti Emmanuel Macron dhe Zonja e Parë e Francës, Brigitte Marie-Claude Macron, mbrëmë na pritën për një darkë solemne në Pallatin Elysee, ku bashkë me gruan time Ritën, patëm nderin dhe kënaqësinë të takohemi me Zëvendës Presidenten e ShBA-së, Kamala Harris, dhe bashkëshortin e saj, Douglas Emhoff.
“Takime e biseda zhvilluam edhe me liderë të ndryshëm nga rajoni dhe bota. Në Paris po diskutojmë për bashkëpunim dhe paqe me Presidentët Gjukanoviq e Komshiq e deri te Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel e Zëvendës Presidenti i Komisionit Evropian, Josep Borrell”, ka shkruar Kurti në Facebook.