Ministrja Kushi ka nxjerrë dy herë blof deputeten e partisë demokratike Ina Zhupa gjatë diskutimit të projektligjit ”Për Buxhetin e Vitit 2022”. Deputetja Zhupa theksoi se për kampusin e Sarandës ende nuk janë çuar pajisjet, bankat, tabelat, bankat dhe karriget. Ajo pretendoi se katër herë e ka ngritur çështjen e Eko Kampusit, por ministrja Kushi tha se verifikimi i bërë nga ajo ishte gjysmak. “Ju thoni e kam ngritur çështjen e Eko Kampusit katër herë, por nuk ke arritur të verifikosh që aty është plot me banka dhe tavolina. Si mund të thoni s’janë, kur nuk keni qenë brenda”- tha Kushi.
Kushi: “A ke qenë brenda për ta verifikuar?” Zhupa: “nuk më linte roja”. Ndërsa për pretendimin tjetër të Zhupës, që para se të flitet për buxhetin e 2022-shit, duhet bërë analiza e 2021-shit, ministrja Kushi u përgjigj se:
“Procedura parlamentare ka buxhetin faktik të nderuar deputet, që analizohet se si është realizuar, çfarë mangësish ka. Sot nuk jemi për buxhetin e kaluar, por për buxhetin e ri. Çfarë projektesh kemi, si do t’i realizojmë”.