“Po të shikoni në kalendarin, unë jam në maj. Në maj jam bërë mama dhe po në maj kam bërë seancën e parë të kimioterapisë, por buzëkuqin e kam mbajtur gjithmonë se më dukej si armë mbrojtëse” .
Mesazhi i gazetares Rezarta Reçi, e cila po lufton me kancerin e gjirit troket për të gjithë pasi përveç terapive dhe mbështetjes ato kanë nevojë të ndihen mirë.
Këtë zgjodhi Eni Lena, të zbukurojë një ditë me profesionalizmin e saj falas disa gra që po luftojnë fort sëmundjen vdekjeprurëse dhe portretet e tyre i shndërroi në kalendar të cilat u ekspozuan në qendrën për hapje dhe dialog pranë Kryeministrisë.
Duke i vendosur gratë në faqet e secilit muaj në këtë kalendar ky mesazh shkon për të gjitha ne gratë dhe vajzat se kontrollet e gjirit duhet të bëhen në çdo muaj dhe jo vetëm në Tetor.