Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka bërë me dije se mbi 36 mijë fëmijë të porsalindur kanë përfituar nga bonusi i bebes.
Janë mbi 108 fëmijë shqiptarë që kanë marrë bonusin nga 2019 kur ky program universal filloi aplikimin.
“36,238 fëmijë të lindur gjatë këtij viti, bashkë me gëzimin e papërshkrueshëm, kanë sjellë për familjet e tyre edhe bonusin e bebes. Mbi 108 mijë fëmijë të lindur nga 2019, vit kur nisi programi universal i qeverisë, kanë përfituar nga mbështetja direkte e programit të mbrojtjes sociale, 40,000 lek për fëmijën e parë 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 për fëmijën e tretë. Me #buxhetin2022 do të vijojë financimi i këtij programi për çdo të porsalindur. #FëmijëtTëParët”, shkruan Manastirliu.