Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu në fjalën e saj në mbledhjen mes dy qeverive ka folur për marrëveshjen e bashkëpunimi ndërmjet dy dikastereve.

Ajo tha se kjo marrëveshje do sigurojë mbrojtje të ndërsjellët edhe më shumë shërbime sociale për fëmijët në të dy vendet.

“Interesi më i lartë i fëmijës na bën sot bashkë. Mbrojtja e ndërsjellët do sigurojë edhe më shumë shërbime sociale për fëmijët në të dy vendet. Të dy ministritë tona janë të angazhuara për të standardizuar këto procedura lidhur me menaxhimin e rasteve të fëmijëve që kanë nevojë për mbrojtje në të dyja anët e kufirit”, tha Manastirliu.

Ndërsa ministri Murati , nga pala kosovare, u shpreh se patjetër që aty ku mungon kujdesi i nevojshëm prindëror duhet të ndihet dora e shtetit.