Gjatë konferencës së përbashkët ndërmjet dy qeverive të Shqipërisë dhe të Kosovës, kryeministri Edi Rama tha se do të krijohet një manual i ri i përbashkët për procedurat standarde në Portin e Durrësit. Po ashtu kreu i qeverisë theksoi sërish se në kufi do të krijohet një sistem alternativ me kamera në kufi, për kontrollin e makinave pa ndaluar.

‘Faktikisht në rastin konkret krijimi i manualit të ri të përbashkët për procedurat standarde në Portin e Durrësit, është kyç për ngritjen në një nivel tjetër të lëvizjes së lirë në raport me procedurat doganore. Dua të nënvizoj se tani më në fund është dakordësuar krijimi i një regjimi të ri doganor, në kufi duke pasur parasysh të mos krijohen radha për shkak të kontrolleve të dyfishta. Po punojmë sistem monitorimi me kamera, pa kontrolle të aty për atyshme, në mbyllje dua të nënvizoj edhe atë që është një objektiv i përbashkët, jo vetëm i dy qeverive, për të shtrirë sa më shume rrjetin e shërbimeve konsullore të përbashkëta. Duam të krijomë sa më shumë hapësira të përbashkëta të shërbimeve konsullore. Të racinalizojmë shpenzimet. Dua ta falendroj të gjithë skuadrën e Kosovës e Albinin personalisht për ritmin që ka marrë ky provës. Krijimi sot i sekretariatit për koordinimin e dy qeverive në funksion të dy marrëveshjeve është një hap që do të sjellë përshpejtimin e hapave të tjerë.’- tha Rama.