Kryeministri Edi Rama tha se dy qeveritë kanë firmosur një memorandum bashkëpunimi për nisjen e një studimi fizbiliteti për ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë.
“Bashkëpunimi për jetësimit të integrimit në BE për të kualifikuar projekte të financuara nga plani i investimeve të BE për projektet që prekin të dy vendet. Pas nisjes punës për hekurudhën Tiranë-Rinas-Durrës tashëm kemi nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për nisjen e një studimi fizibiliteti për hekurudhën Durrës-Prishtinë, është ëndërr e kahershme, sot ne jemi më të lehtësuar se hedhim një hap konkret dhe nga ana tjetër jemi të bindur se në varësi të cilësisë së këtij studimi do të prezantojmë bashkërisht këtë projekt për të aksesuar fonde nga plani evropian i investimeve”, tha Rama.