Ministrja Kushi ftesë bashkëpunimi Parlamentit të ri të Nxënësve për luftën kundër dhunës dhe fenomeneve negative në shoqëri.

###

Parlamenti i ri i Nxënësve të Shqipërisë u mblodh sot në sallën e kuvendit. Në këtë takim të parë ishin të pranishëm Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Znj. Evis Kushi, Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Sh. S. Znj. Lindita Nikolla, si dhe nxënës nga legjislatura e re dhe ajo e kaluar e Parlamentit të Nxënësve.

Ministrja Kushi në fjalën e saj theksoi se legjislatura e kaluar e Parlamentit të Nxënësve kishte një vlerë të madhe për sa i përket bashkëpunimit me njëri-tjetrin, një element që fatkeqësisht sipas Znj. Kushi në parlamentin e të rriturve mungon. Ajo tha se të njëjtin bashkëpunim të mirë e pret edhe nga pjesëtarët e rinj.
“Ka disa vlera që ne të rriturit duhet t’i mësojmë nga ju. Është pikërisht bashkëpunimi dhe harmonia që në parlamentin e të rriturve mungon”- theksoi Znj. Kushi.

Ministrja Kushi ka falënderuar Znj. Nikolla për kujdesin e saj të veçantë dhe vënien në dispozicion të infrastrukturës për këtë parlament, si dhe ka falënderuar deputetët e parlamentit të kaluar për kontributin e tyre. Pavarësisht periudhës së vështirë të pandemisë, ata dhanë ide të vlefshme dhe ishin shumë aktivë.

“Parlamenti i kaluar na dha shumë ide për mësimin online, nismën ‘Digjitalizo një Nxënës’, lufto kundër bullizmit dhe fenomeneve sociale”- shtoi Znj. Kushi.

Nisur edhe nga rastet e fundit, Ministrja Kushi ka kërkuar nga nxënësit bashkëpunim të ngushtë që për luftën kundër fenomeneve negative apo të dhunës të ketë edhe më shumë përfshirje dhe mbështetje, me qëllim identifikimin e rasteve në kohë sa më të shpejtë bashkë me mësuesit dhe me punonjësit Psiko-Socialë..

“Derën e Ministrisë së Arsimit do ta keni gjithnjë të hapur për të sjellë shqetësimet tuaja apo të bashkëmoshatarëve tuaj,”- tha ministrja.

Ajo shtoi se një fakt që bën përshtypje në këtë parlament është se 102 prej pjesëmarrësve, ose 73% e nxënësve, janë vajza. Për parlamentin e të rriturve ka qenë sfidë rritja e numrit të grave.
Kjo është legjislatura e dytë e këtij parlamenti me 140 pjesëmarrës, i cili shërben si një organ këshillimor pranë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, me fokus pjesëmarrjen aktive në proceset e vendimmarrjes dhe