Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar se duke filluar nga data 1 janar deri më tani, tatimpaguesit e Fiskalizuar, kanë lëshuar rreth 50 mijë fatura. Nga kjo shifër, fatura nё total tё lёshuara nga Biznesi i Madh janë 18,081, ndërsa nga Biznesi i Vogёl – 31,374. Mësohet se biznesi ka afat deri në fund të dhjetorit për të përmbyllur procesin e Fiskalizimit.

“Inkurajojmë të gjithë tatimpaguesit që ende nuk kanë nisur Fiskalizimin, të aplikojnë fillimisht për marrjen e certifikatës elektronike, që është një dokument elektronik, i lëshuar nga AKSHI, pas aplikimit në portalin e-Albania”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, tatimpaguesit kanë mundësi për të fiskalizuar faturat e tyre, përmes përdorimit të platformës së Administratës Tatimore, Self-Care ose implementimit të një zgjidhje softwarike.