Mc Kresha ndonëse është një nga reperët më të dashur shqiptarë është shumë hermetik rreth jetës personale dhe fare miqësor me rrjetet sociale.
Ai po shijon në maksimum prindërimin pasi është bërë baba për herë të parë vitin e kaluar. Bashkëshortja e tij Erzina solli në jetë një vogëlushe, për të cilën dyshja zgjodhi emrin Iza.
Familja e tyre po zgjerohet me një djalë pasi më herët emisioni “Prive” ka raportuar se partnerja e reperit është disa muajshe shtatzënë dhe këtë lajm po e mbajnë në fshehtësi të plotë.
Pasioni i tij nuk mbetet vetëm tek muzika, pasi dhe futbolli është një ndër gjërat që i pëlqen të bëjë më së shumti. Ai ka qenë së fundmi i ftuar së fundmi në emisionin “Libero”, ku dhe ka treguar se ëndrra e tij e jetës që lidhet me këtë sport do mbetet e parealizueshme.