Në komisionin për Edukimin sot ka patur tone të ashpra gjatë diskutimit për buxhetin 2022 për arsimit. Duke folur për arsimin e lartë, deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi u shpreh se universiteti i Elbasanit është mbyllur pasi nuk ka financim. “Ty të është mbyllur Elbasani, universiteti jot. Se nuk ka financim, cila është paketa financare për të shpëtuar universitetin?”.
Kësaj deklarate ministrja Kushi i është përgjigjur me një reagim të ashpër.
“Si mundet ju të bëni vlerësimet më negative për universitetin e Elbasanit. Duke qenë edhe vetë aty. Rektori i atij universiteti dhe të gjithë të tjerët me të cilët i vazhdoj lidhjet, më thonë krejt gjëra të tjera për zhvillimin dhe arritjet e universitetit. Si mundet që t’u thoni studentëve që diplomohen në atë universitet, që ai është një universitet i mbyllur. Kjo është propaganda më e keqe që mund t’i bëni ju universitetit të Elbasanit dhe vetë qytetit” – shprehet Kushi.