Kushtet e këqija hidrometeorologjike në Vlorë kanë shkaktuar vonesa në lundrimin e trageteve në det. Trageti i linjës Vlorë-Brindisi-Vlorë është nisur nga porti i Brindisit në orën 06:30 dhe parashikohet të mbërrije në portin e Vlorës rreth orës 12:00, që do të thotë me 6 orë vonesë.
Kushtet hidrometeorologjike vijojnë te jenë të përkeqësuara. Shpejtësia e erës llogaritet 17-25m/s në drejtim jug-juglindje dhe në det të hapur dallgët arrijnë 6-7 ballë. Mjetet e vogla lundruese si anije mallrash dhe peshkarexhat janë njoftuar të mos dalin në det deri në një njoftim të dytë nga kapiteneria e portit të Vlorës.
Ndërkohë parashikohet një përmirësim i kushteve meteorologjike në vendin tonë. Sipas MeteoAlb, sot temperaturat do të pësojnë rrije të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 02°C në 14°C, në zonat e ulëta nga 09°C në 20°C dhe në zonat bregdetare nga 12°C në 24°C. Era do të fryjë në drejtim Lindor-Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 5 ballë.