Vijon ndikimi i motit të vranët edhe gjatë ditës së shtunë shoqëruar herë pas herë me reshje shiu edhe pse nuk do ketë sasi të konsiderueshme të reshjeve. Mbetet po ashtu edhe pjesa e dytë e ditës në ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të pakta shiu ku në skajin verior dhe verilindor do ketë shfaqe të reshjeve të dëborës. Kushtet atmosferike të paqëndrueshme mbeten deri mëngjesin pasardhës.

Temperaturat e ajrit ulen në vlerat minimale por rriten lehtë në vlerat maksimale duke bërë që mëngjesi të shënojë 3°C ndërsa mesdita deri në 19°C.

Era do të fryjë e fortë me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi jugor duke sjell në brigjet detare dallgëzim mbi 5 ballë.