Janë disa shenja të horoskopit që janë aq të pasionuara pas lidhjeve të tyre të dashurisë, sa rrezikon të bëhen hija e objektit të dëshirës së tyre, duke e ndjekur atë në çdo hap. Edhe nëse nuk çojnë në situata “katastrofike”, ato mund të bëhen lehtësisht të rënda, ndaj mendoni dy herë para se të përfshiheni me to, sepse do të jetë e vështirë të zgjidhet. Cilat janë ato?
Akrepi (23 / 10-21 / 11): Ndoshta askush nuk u befasua këtu. Kur Akrepi bie në dashuri, ai bie kokë e këmbë në një lidhje. Mund të jetë shumë mbrojtëse për gjysmën tjetër, por edhe shumë shtypëse. Ai do të bëjë gjithçka për të qenë pranë partnerit të tij dhe nëse ndjen se po largohet, mendja mund t’i turbullohet, për pasojë do ta ndjekë, e ndjekë kudo.
Demi (20 / 04-20 / 05): Kur Demi dëshiron dikë, ai do të bëjë gjithçka për ta pushtuar atë dhe nuk do të ndalet derisa të provojë çdo mënyrë të mundshme, deri në një pikë ku mund të bëhet rrënqethëse. Kufijtë, për një Dem, mes dashurisë dhe obsesionit janë shumë të rrjedhshëm, sidomos kur ai ndjen se nuk ka epërsi në marrëdhënie.
Gaforrja (21 / 06-22 / 07): Gaforrja është e lidhur ngushtë me të tjerët, edhe nëse ndjenjat nuk janë të ndërsjella. Rezultati; Ai mund të përdorë sjellje të paarsyeshme, të cilat nuk bazohen domosdoshmërisht në përgjigjen e objektit të dëshirës së tij. Pasi bie në dashuri, tjetri bëhet prioriteti i parë në jetën e tij, do apo nuk do.