Kryeministri Edi Rama tha se ka kryetarë bashkish që lejojnë që të derdhen inerte në vende të paautorizuara.
‘Policia e shtetit të garantojë që asnjë kamion me inerte të mos shkojë në asnjë destinacion tjetër vetëm se atje ku është e përcaktuar. Ka bashki që autorizojnë biznese për të derdhur inertet në pika të paligjshme. Janë disa bashki që nga Malësia e Madhe edhe në Elbasan, e deri në Himarë e Sarandë që mbyllin sytë përballë situata të tillave. Nuk duhet tua lejojnë vetes që t’u shkelin syrin këtyre kamionëve duhet të informojnë policinë e shtetit për këtë situatë. Pjesë e policisë do të jetë edhe krimi mjedisor.’- tha Rama.