Duke marrë shkas nga situata në Bosnje Hercegovinë, kryeministri holandez, Mark Rutte theksoi rëndësinë e udhëheqjes nga politikanë të lartë në Ballkan, duke vlerësuar Ramën si shembull i mirë në këtë drejtim. Sipas Rutte, kryeministri shqiptar është i respektuar në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe se është aktiv për të bërë atë që duhet në mënyrë për të ruajtur stabilitetin në Rajon.
“Ne jemi në favor të integrimit rajonal sa kohë është i hapur të gjithë dhe unë kuptoj që është i hapur. Ndihmon të punohet drejt hapave të mëtejshëm në bisedimet e anëtarësimit. Unë jam i shqetësuar për Bosnjën pasi duket sikur serbët e Bosnjës në këtë moment po shkelin hapur marrëveshjen e Detonit dhe kushtetutën e Bosnjës. Po punojmë për të mos lejuar që sistemi politikë në atë vendet të ndahet. Kjo thekson rëndësinë e dialogut dhe të udhëheqjes së politikanëve të lartë në Ballkan. Rama është shembull vërtetë i mirë që është i respektuar në të gjithë Rajonin dhe është mjaft aktiv për të bërë atë që duhet që Rajoni të jetë sa më i stabilizuar. Anë negative është një influencë në rritje të Rusisë dhe Kinës dh ene duam që këtu të jetë e pranishme influenca e BE dhe jo ajo rus e dhe kineze nevojën”, tha ai.