Amarda Toska ose Ami ka qenë e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel.
Ndër të tjera Ami është pyetur nga vajzat nëse do të bëjë një dasmë të dytë me Ermalin dhe se çfarë do të ndryshonte nëse realizonte dasmën e saj tani.
Ami ka treguar se para 11 vitesh ka bërë një dasmë me miqtë e saj dhe një me familjarët, nga e cila nuk do të ndryshonte asgjë. Por ama ka një ide që të bëjnë një dasmë të dytë në 15 vjetorin e martesës së tyre sepse tashmë I pëlqen fakti që pjesëmarrës do të jenë edhe fëmijët e tyre më të rritur.
Përsa i përket ndërhyrjeve estetike, Ami u pyet nga Fatma se si ka mundësi që është gjithmonë kaq e bukur.
Mendoj që nuk bëj asgjë, jam kjo që jam dhe kam ngelur po e njëjta se po të bëjmë gjëra, ndryshojmë.Jam pro ndërhyrjeve estetike që ndihmojnë një defekt të lindur apo shërojnë një kompleks të femrave, siç mund të jetë hunda apo buzët etj, e për sa kohë e bëjnë me cakun e duhur, pra mos të ekzagjerohen.E nuk kanë pse ta fshehin, sepse u rritet vetëbesimi. Nuk mendoj se duhet fshehur ndërhyrja estetike.