Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla mori pjesë në nisjen e Shkollës Europiane të Integrimit.
Në fjalën e tij Balla deklaroi se procesi i integrimit europian është një proces shumë planesh dhe natyrshëm ajo që duhet bërë më mirë është pjesa që lidhet me trajnimin e personave që lidhen me këtë proces në nivelin e qeverisjes vendore.
Sipas Ballës, Shqipëria nuk ka asnjë plan B, gjithmonë plani A i Shqipërisë është anëtarësimi në Bashkimin Europian.
Gjithashtu Balla në fjalën e tij theksoi se brenda Bashkimit Europian ka një plan vendimarrës pak sa të vështirë, sepse për sa kohë që çështjet e politikës së jashtme apo të zgjerimit kërkojnë konsensus, është e pamundur që procesi i integrimit të shkojë përpara.
“Përderisa BE po diskuton mënyrën e vet të vendimarrjes edhe unë besoj që të paktën për çështje të politikës së jashtme dhe çështje tëv zgjerimit nuk duhet të prevalojë konsensusi total, por duhet gjetur mënyra sesi të zhbllokohet”, tha ai.
Fjala e plotë e Taulant Ballës:
Procesi i integrimit është një proces shumë planësh dhe natyrshëm ajo që ne duhet të bëjmë më mirë është pjesa që lidhet me trajnimin e personave që lidhen me këtë process në nivelin e qeverisjes vendore.
Kur flasim për qeverisjen vendore është e nëvojshme të bëjmë sa më shumë ndërgjegjësim në këtënivel tëqeverisjes përsa i përket projektit. Unë kam pasur fatin dhe mudnësinë të ndjek nga afër procesin e anëtarësimit të njëvendi anëtar të BE-së, sikurse është Rumania.
E di fare mirë që investimi që duhet të bëjmë në këtë fazë të procesit është investimi tek njerëzit që do të meren me prezantimin e projekteve për thithjen e fondeve. Natyrshëm shkolla që prej vitit të parë të saj është munduar që të ndalet edhe në mënyrën e formësimit të projekteve në mënyrën e absorbimit të fondeve, që është një prej problematikave që çdo vend pasi anëtarësohet përballet. Mbaj mend që në tre vitet e para Rumania
asorbonte më pak se gjysmën e asaj që akordonte si pjesë e detyrimit të të qenit anëtare e BE dhe për shumë njerëz kjo dukej si një disfatë. Vendi që në gjykimin tim ishte modeli i shkëlqyer ishte Sllovenia, e cila filloi të përfitonte direkt që në vitin e parë.
Nisur nga këto eksperienca nuk ka asnjë dyshim që ne do të jemi në një moment të caktuar vend anëtarë i BE-së. Jo vetëm që për ne nuk ka plan B, gjithmonë plani A i yni është anëtarësimi në Bashkimin Europian.
Brenda Bashkimit Europian ka një plan vendimarrës pak sa të vështirë, sepse për sa kohë që çështjet e politikës së jashtme apo të zgjerimit kërkojnë konsensus, është e pamundur që procesi i integrimit të shkojë përpara.
Përderisa BE po diskuton mënyrën e vet të vendimarrjes edhe unë besoj që të paktën për çështje të politikës së jashtme dhe çështje tëv zgjerimit nuk duhet të prevalojë konsensusi total, por duhet gjetur mënyra sesi të zhbllokohet.
Tju them të drejtën, unë po e them troç: Unë nuk kam ndonjë pritshmëri që Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut të zgjidhin Brenda këtij viti debatin e tyre për çështjet që secila prej palëve mund të ketë të drejtë. A duhet të mbetet Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut peng i kësaj çështje? Në këtë këndveshtrim unë mendoj që nuk duhet të humbim për asnjë moment fokusin tonë, i cili duhet të jetë në çdo kohë në dobi të çuarjes përpara të këtyre reformave të rëndësishme, ndër to natyrshëm kryereforma që i ka dhënë Shqipërisë një avantazh dhe me vendet e tjera që po negociojnë. Kapitulli 23 dhe 24 mbetet një nga kapitujt më të vështirë. Është e vërtetë që Serbia po negocion, por përparimi në këto dy kapituj është me hapat e breshkës. Ne kemi një avantazh në këto dy kapituj, e kemi bërë punën parapërgatitore para për këto kapituj.
Jam krenar që Kuvendi i Shqipërisë dhe në kushte të vështira të pandemisë nuk e ndërpreu për asnjë moment mbajtjen e kësaj shkolle. Ju uroj suksese dhe shfrytëzojeni këtë kohë dhe më pas për të qenë të pranishëm në nevojat që ka Kuvendi i Shqipërisë dhe për konsultime të tjera.
Kuvendi është një institucion i hapur ku nevoja për konsultim dhe për eksperienca qe vijnë në fusha të ndryshme është e vazhdueshme.