Kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka, në një intervistë në Report TV, ka edhe në lidhje me ‘betejën’ Berisha-Basha. Ndoka u shpreh se konflikti i tyre nuk do të përçajë PD, por do të risjellë një lider që ka ide dhe frymëzon si Berisha.
“Unë e shoh si lëvizje interesante dhe nuk gjykoj si një produkt të dëmshëm për demokracinë për PD. Përkundrazi është interesante që ka debate brenda asaj partie, edhe përplasje idesh, strategjish.
Kishte nevojë PD që të shkundej. Basha kurrë nuk ka qenë politikan aktiv po i përgjumësh dhe pa ide, nuk ka pasur kurrë forcë në përballje me Ramën.
Madje na ka mashtruar me djegien e mandateve se kemi mbështetjen e CDU-së gjermane, ishte një mashtrues ordiner politike dhe e bën të pabesueshëm në sytë tanë. Berisha është një lider me ide, është një lider që frymëzon”, është shprehur Ndoka.
Sipas Ndokës, Basha është peng i Ramës.
Me tej, Ndoka ka zbardhur prapaskenat nga marrëvëshja e 17 Majit dhe se çfarë ndodhi atë ditë në zyrën e Bashës.
“PD duhet çliruar nga një person i paaftë dhe një peng i Ramës. Unë i kam thënë që në 2017 në marrëveshjen që bëri me Ramën në zyrën e tij, në prezencën që e shite opozitën dhe kauzën tonë, na hoqi të drejtën të regjistrohemi në zgjedhje nga marrëveshja me Ramën.
Nuk e hapte zarfin që kishte firmosur me Ramën, i kam dhënë fjalën në orën 6, ne ishim në zyrën e tij, ai thoshte i qëndroj besnik fjalës me Ramën në orën 6 do e hapin. Pra këto janë gjëra që tregojnë që ato të dy kanë pasur bashkëpunim, pasi është rast unikal që një opozitë të të fal edhe bashkitë”, tha Ndoka.