Ndonëse kësaj here ka munguar goleada, Bayern Munchen fiton edhe në javën e 11-të të Bundesligës, duke mbajtur kreun. Bavarezët fituan 2-1 në shtëpi me Freiburg, duke i shkaktuar humbjen e parë ekipit mik. Vendasit shënuan nga një gol për secilën pjesë loje. Goretzka zhbllokoi takimin në minutën e 30-të dhe kaq mjaftoi në pjesën e parë. Në të dytën, i përhershmi Lewandowski vuri “firmën” e tij në minutën e 75-të. Në minutën e dytë shtesë miqtë ngushtuan në 2-1, por pa qenë në gjendje të merrnin një pikë.
Në ndeshjet e tjera, spikati humbja e Stuttgart në shtëpi 0-1 me Arminia Bielefeld, ndërsa Wolfsburg i maftoi vetëm një gol në shtëpi ndaj Augsburg. Bochum mori një fitore me vlerë në shtpi 2-0 me Hoffenheim.