Mbresa të veçanta me sa duket ka lënë zyra e kryeministrit shqiptar tek kryeministri holandez Mark Rutte. Kryeministri Edi Rama i ka bërë një guidë homologut të tij në zyrën e tij, vendin ku punon, duke i treguar me detaje gjithçka.

Një bust i Lincoln që lexon “Twitter”- in e Donald Trump, pikturat e tij karakteristike, kravatat me piktura, mobilimi, portreti i Ismail Qemalit, një letër nga Papa Francesku etj, ishin disa nga gjërat që i tërhoqën më shumë vëmendjen kryeministrit të Holandës që nuk e ka fshehur kënaqësinë, teksa i ka shprehur Ramës dhe mendimin e tij se është i veçantë.

Videoja e kësaj guide është publikuar nga Rama në Instagram, ku shkruan se zyra e kryeministrit holandez është më e veçanta që ka parë dhe ndaj priste t’i kthente nderin e mikpritjes miqësore në Tiranë.

“Zyra e Kryeministrit holandez në Hagë është më e veçanta që kam parë dhe prej kohësh prisja t’i ktheja në Tiranë nderin e mikpritjes miqësore që më rezervoi?????”, shkruan Rama.

Biseda:

KM: Kjo është vizita jote e parë, 2015-a. Duhej të vije që në 2015-ën, po nuk erdhe, kështu që kjo është dhurata e vizitës tënde të parë. Po te pret qysh prej 2015-ës. Ky është koloneli i famshëm holandez, Tomson.
MR: Po, absolutisht. Kaloj çdo të shtunë me biçikletë nga statuja e tij, pranë nipit tim, në Thomsonplein (sheshi “Tomson”). Është fiks e njëjta pamje si këtu.
KM: Kjo është një poezi, një elegji kushtuar atij nga një prej figurave tona më të rëndësishme historike, i cili ishte përkthyes, shkrimtar, poet, kryeministër dhe përfundoi kryepeshkop…
MR: Oh, ç’karrierë!
KM: Ai ishte njeriu që shpalli pavarësinë e kishës ortodokse shqiptare. Një burrë i madh. Kjo është dhurata e vizitës së parë. Kurse kjo është e imja. Është prodhim i imi… Europa… Si BE-ja natën… Është diçka e thjeshtë.
MR: Qenka brenda në kuti. Këto janë butona për mansheta.
KM: Po, butona me shqiponjën shqiptare.
MR: Janë me shqiponjën shqiptare. E keni edhe sipër derës
KM: Praktikisht, kjo është shqiponja e Skënderbeut dhe helmeta e Skënderbeut.
MR: …dhe këto u kthyen pas vitit 1990?
KM: Po.
MR: I ke dizenjuar ti?
KM: Po.
MR: Kjo është çanta numër një.
KM: Kjo është e vizitës së dytë Mark. Është në vitin 2017. Ky është një libër për Tomsonin…

MR: Vizita e dytë…
KM: Vizita e dytë. Këtu ke një letër prej meje, të 2017-ës, që ka shpjegime për Tomsonin, Shqipërinë e gjithçka tjetër.
MR: E mrekullueshme! Pra, Tomsoni është i famshëm këtu?
KM: Po. Ka edhe një statujë në Durrës. Kjo është vizita e tretë, Mark, 2019-a. Kjo është vera ime. Unë bëj shishet, një mik i imi bën verën. Kjo është një kravatë, që ti nuk e vë, po mund ta mbash në zyrë si vepër arti.
MR:. Shumë e bukur.
KM: Po nuk e mban.
MR Nuk e mbaj dot kur takoj mbretin…
KM: Nejse, kur të gjesh rastin, vëre…
MR:. Është me vizatimet e tua?
KM: Po, po. Dhe e fundit është e vizitës së sotme. Për vizitën sot, është ky libër i jashtëzakonshëm, që ka dalë javën e kaluar në Holandë. Është diçka e jashtëzakonshme rreth Shqipërisë përpara rënies së komunizmit. Është historia e një familjeje gjatë komunizmit.
MR:. Është përkthyer në holandisht?
KM: Po,
MR: … dhe e ka shkruar një profesore e teorisë politike në London School of Economics.
KM: Do të të pëlqejë shumë. Këtu ke një dedikim të gjatë. Vizita e katërt ka dedikim të gjata.
MR: Falemnderit.