Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 09°C në 16°C, në zonat e ulëta nga 18°C në 24°C dhe në zonat bregdetare nga 20°C në 26°C. Era do të fryjë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 2-3 ballë.