Në intervistën për Report Tv, Gazment Bardhi ka sqaruar edhe përse PD refuzon të japë informacione në komisionet hetimore parlamentare për strukturën e mbrojtjes së votës, të ngritur para zgjedhjeve nga kjo parti. Sipas tij, kjo është një tregues se si shteti po ndërhyn në organizimin e brendshëm të një partie.
“Ajo që na është kërkuar nga deputetët e PS në Komisionin hetimor për 25 prillin janë të dhënat e plota nga maja deri në nivelin më të ulët për të gjithë vullnetarët e SMV. Kjo jo vetëm është një ndërhyrje e shtetit në organizimin e lirë të një partie politike, por nga ana tjetër përbën një rast të paprecedentë ku partia që është në pushtet, kërkon të mbledhë të dhënat e burimeve njerëzore të partisë më të madhe të opozitës”, tha Bardhi.