Me afrimin e festave kombëtare të nëntorit, Tirana ka veshur dekorin e saj kuq e zi. Kryebashkiaku, Erion Veliaj, u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të bëhen pjesë e këtyre festave duke iu bashkuar edhe ata nismës për vendosjen e simboleve kombëtare në banesat e tyre.

“Valëvit Flamurin shqiptar. Bashkohu edhe ti me këtë nismë të bukur të familjeve shqiptare për ditët më të veçanta të historisë sonë”, shkruan Veliaj, teksa e ka shoqëruar postimin e tij me flamujt që kanë filluar të vendosen në ballkonet e shtëpive në Tiranë.