Një vatër zjarri është aktivizuar në Drenovë të Mallakastrës, në afërsi të puseve të naftës dhe nënstacionit elektrik.
Shërbimet zjarrfikëse kanë ndërhyrë menjëherë në terren, duke bërë të mundur neutralizimin e shpejtë të flakëve.
Ndërhyrja në kohë ka parandaluar përhapjen e zjarrit në zonën përreth, ndërsa vijon monitorimi i situatës.










