Në takimin me krerët e bashkive dhe prefektët e zonave bregdetare, Kryeministri Rama gjithashtu tregoi edhe arsyen se pse refuzojnë disa prej bashkive që t’i çojnë mbetjet në incieneratorë. Sipas tij e vetmja arsye është se gënjejnë për sasinë e mbetjeve të zonës që menaxhojnë. I shtojnë tonelatat për të abuzuar.

“Ka një arsye se pse bashkitë refuzojnë që të çojnë mbetjet te pikat fundore në inceneratorë. Pasi abuzojnë me sasinë e mbetjeve dhe kur shkojnë në pikat fundore ato matën kilogram për kilogram. Do të vendosen sanksione për bashkitë që nuk i çojnë mbetjet në pikat fundore”, tha Rama.