Edi Rama ka pasur kritika për policët që vijojnë të mbyllin ende sytë para shkeljeve që bëhen qoftë me ndërtimet pa leje, prerjen e pyjeve, apo edhe pikat e shitjes në autostrada. Rama tha se kjo kohë duhet të marrë fund.
“E patolerushme që policia të lejojë që para syve të tyre të ngrihen gangrena pa leje ndërtimi dhe këtë nuk e sheh polica, por një qytetar. Me çfarë merret policia rrugore në Shqipërisë, me çfarë merret nëse atë që ka si korridor pune ja cenojnë në mënyrë të paligjshme. E patolerueshme që të vazhdojnë pikat e shitjeve të traktorëve dhe pikat e tullave në autostradë. Duke qenë se tradita ka qenë se policia nuk mërej me të këtë punë është e vështirë që të bëhet kjo në kulturë, por janë disa vite tashmë dhe është kohë për t’i dhënë fund kësaj. Është koha për ti dhënë fund mbylljes së syve kur kalojnë kamionë me dru të prerë në mënyrë të paligjshme, në një kohë që Shqipëria është në moratorium për prerjen e pyjeve”, tha Rama