Kryeministri Rama ka ndarë me qytetarët lajmin e mirë për taksën mbi pagat.
Me anë të një postimi në Facebook Rama njofton se nga data 1 korrik e vitit të ardhshëm taksa do të jetë zero për pagat deri në 400Mijë lekë të vjetra. Rama e paralajmëroi këtë vendim më 15 mars të këtij viti, gjatë fushatës zgjedhore ku prezantoi programin e Partisë Socialiste, “Pagat, taksat dhe biznesi”.