Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga parku i shtëpisë së Pavarësisë në Vlorë. Ai thotë se kjo zonë po merr formë si një tjetër hapësirë fantastike e Vlorës për t’u ofruar familjeve një mundësi të re në qytet.

“Parku i Shtëpisë së Pavarësisë po merr formë si një tjetër hapësirë fantastike e Vlorës së Rilindur, e cila do t’u ofrojë fëmijëve, gjyshërve, familjeve dhe vizitorëve e turistëve, një mundësi të re në qytetin që do të jetë një prej motorëve të fuqishëm të ekonomisë së Shqipërisë 2030”, shkruan Rama.