Kryeministri Edi Rama përmes një shënimi në facebook ka njoftuar se gjatë këtij viti kanë lindur 36,238 bebe, të cilat i kanë ofruar familjes edhe bonusin e bebes.
Po ashtu bëhet e ditur se që nga viti 2019 kur ka nisur programi kanë përfituar nga mbështetja direkte e programit të mbrojtjes sociale, 40,000 lek për fëmijën e parë, 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 për fëmijën e tretë.
Postimi i plotë:
36,238 fëmijë të lindur gjatë këtij viti kanë sjellë për familjet e tyre edhe bonusin e bebes
Mbi 108 mijë fëmijë të lindur nga 2019, vit kur nisi programi universal i qeverisë, kanë përfituar nga mbështetja direkte e programit të mbrojtjes sociale, 40,000 lek për fëmijën e parë, 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 për fëmijën e tretë.
Me #buxhetin2022 do të vijojë financimi i këtij programi për çdo të porsalindur
#FëmijëtTëParët