Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e tij me pamje nga transformimi i Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të transportit Rrugor në Laç që mbulon Lezhën dhe Mirditën. Në këtë Drejtori kryhen 111,000 shërbime në vit për 55,000 drejtues mjetesh.
Kryeministri ka publikuar disa fotografi ku ka vënë në pah kontrastin ambienteve të kësaj Drejtorie përpara se të kryheshin punimet, dhe pamjen që ka marrë ajo sot.
“MIRËMËNGJES ?
dhe me transformimin rrënjësor të Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor në Laç që mbulon Lezhën dhe Mirditën ku kryhen 111,000 shërbime në vit për 55,000 drejtues mjetesh, ju uroj një ditë të mbarë?“, shkruan Rama.