Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me publikimin e një videoje ku shfaqen disa informacione pse qytetarët duhet ta marrin dozën e tretë të vaksinës anti-covid, aq më tepër në këtë kohë ku dimrin e kemi përpara dhe është stina që e favorizon përhapjen e tij.
“MIRËMËNGJES dhe me këtë informacion të dobishëm për kategoritë që duhet të vaksinohen me dozën 3 AntiCovid, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Kryeministri në informacionet që ka paraqitur ka bërë të ditur se me dozën e tretë duhet të vaksinohen të gjithë qytetarët +60 me sëmundje kronike, personeli shëndetësor, personat që jetojnë në institucionet e kujdesit afatgjatë dhe personat +18 vjeç me sëmundje të caktuara.
Koha ideale se kur duhet të merret doza e tretë e vaksinës është 6 muaj pas marrjes së dozës së dytë.