Kryeministri Edi Rama ka replikuar nga Bashës duke e ironizuar se sa puna e vetme që bën për të rrëzuar qeverinë është që të zgjasë veshin sa nga njëra anë në tjetrën. Ndër të tjera, Rama thumboi Bashën duke thënë se personat që ka majtas e djathtas, përpiqen, por “aq mban.”
Rama: Ti the po punon fort që të më rrëzosh mua. Minimumi i punës, jo i punës së fort që bën një drejtues që të them lider, i bie të shpërdoroj konceptin, i bie të përgatitet para se të flasë dhe nuk rri si në kafe duke zgjatur veshin nga një anë e nga tjetra.
Nga ana tjetër the shteti ka filluar të paguajë Bechettin, po ku, si Lulzim se unë e kuptoj pse e thua. E kuptoj sepse kërkon të hysh aty ku nuk ke për të hyrë dot kurrë, në mendjen dhe zemrat e shqiptarëve, madje dhe aty ku të futën të tjerët, prap të tjerët po të nxjerrin, sepse shqiptarëve që u qan hallin kanë një cilësi të jashtëzakonshme në raport me shumë popuj të tjerë për arsye të së kaluarës së tyre që nuk u ha qeni shkopin Lulzim e jo më tua hajë lepuri.
Shqiptarët e kanë politikën sport kombëtar dhe në këtë lloj i ndjejnë lojtarët me hundë dhe nuk ka nevojë fare që të rrinë gjatë. E ndjejnë kush e ka me të vërtetë dhe kush bën sikur. Askund nuk po paguhet Bechetti. Si mund të dalë një drejtues i partisë që synon të drejtojë një vend të tërë dhe të thojë “thonë se…”. Po këtë kush ta tha se nuk e ke nga ata që ke majtas e djathtas. Ata përpiqen të shkretët, por ti aq mban. Ato që të thonë nga aty këtu, i harron dhe më pas rrotullon pllakën e gramafonit.