Duke nisur nga 1 korriku i vitit 2022 do të ulet tatimi për pagat nga 150 deri në 200 mijë lekë të reja. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook. Siç bën të ditur kreu i qeverisë tatimi do të ulet nga 23 për qind në 13 për qind.
Po ashtu, ditën e djeshme Rama bëri të ditur se nga 1 korriku i vitit të ardhshëm, nuk do të ketë asnjë lloj taksimi për qytetarët që kanë një pagë deri në 40 mijë lekë të reja.
Heqjen e takës për paga deri në 40 mijë lekë kreu i qeverisë e kishte paralajmëruar në mars të këtij viti gjatë fushatës zgjedhore kur edhe prezantoi programin e Partisë Socialiste për pagat, taksat dhe biznesin. Pritej që vendimi të hynte në fuqi më 1 janar të 2022, por mesa duket do të shtyhet deri në korrik.