Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të kryetarit të PD-së Lulzim Basha për ekonominë dhe statistikat për varfërinë në vend. Rama ka ironizuar nënkryetaren e PD Jorida Tabaku, teksa deklaroi se shifrat nuk janë opinione. Ai tha se opozita ka të drejtë të flasë për buxhetin dhe të kërkojë më tepër, por të japë argumente.
Sipas Ramës, PD mund të votojë kundër dhe kaq, por nuk mund ta ndalë dot maxhorancën në këtë rrugë.
“Pse çdo kamion që hyn dhe del në Republikën e Shqipërisë me mall pavarësisht nëse futet apo jo në skaner duhet të paguajë për çdo faturë. Është 20 mln çdo vit që paguhen nga buxheti i shtetit për koncesionin tuaj dhe nuk po mundim ta heqim se e keni votuar në parlament. Kështu që ju kur flisni për koncesion dhe PPP duhet të kujtoheni që në ndërkohë i vetmi koncesion, e vetmja PPP që unë di i bërë në këtë republikë ku qyt nuk fitojnë asgjë, bizneset asgjë, por është bërë për një biznes është kjo. Kështu e bëtë me kolaudimit.
Këto janë shërbime për qytetarët. E dini ju sa paguan buxheti i shtetit për të kompensuar energjinë elektrike, 260 mijë familje paguhen 45 milionë dollarë që çmimi t’iu rrije 7.7.
Lulzim hajde thuaje këtu sa e ka Serbia inputet për bujqësinë ose pyet atë që të jep shifrat ty, megjithëse t’i jep si balonë tabakë. Ça ka se balona tabakë është balona më e mirë se ka dhe tahuke. S’kam lidhje fare me mbiemrat, flas për balonat. Hajde thuaje këtu sa e ka TVSH-në. Asnjë problem etik s’ka këtu. Balonat janë objekte me të cilat kemi luajtur kur kemi qenë të vegjël. Ka pasur tabakë dhe tahuke. Tabaket ishin një nivel më lartë. TVSH për inputet është sot 10%. Pse e kemi ndryshuar? Bashkë me 6% e TVSH se grumbulluesve. Jeni bërë si revizorë të komisionit të shtetit të asaj kohe. Të gjitha këto para të cilat faktikisht nuk do shkojnë më në xhepin e 138 grumbulluesve, as në xhepin e tregtarëve të inputeve por janë futur në skemën e mbështetjes që kanë shkuar në 7.1 mld direkte. Skema është shumë më e drejtpërdrejt është e lidhur me fermën, me agropërpunuesin, me prodhuesin dhe nuk është një skemë e cila në fund fare e mbledh gjithë kontributin e vet inkurajues tek grumbulluesi. Shifrat nuk janë opinione. I keni para syve. Kur flisni buxhetin keni të drejtë të kërkoni shumë më tepër se prandaj jeni këtu. Por duhet argumentuar, jo t’ia heqim këtyre. Ju nuk hiqni dot asgjë, ju mund të votoni kundër dhe kaq. Ju nuk hiqni dot asgjë dhe as frenoni dot gjë në këtë rrugë ku nuk na ndalni dot ju. Sot jo, nesër jo e jo. Do ta bëjmë Shqipërinë dhe për fëmijët tanë dhe për fëmijët tuaj. Këto përrallat dhe elegjitë me hiperbola, ora e gramafonit jepi, fillo punën”, deklaroi Basha.