Greqia ka regjistruar një rekord rastesh të reja me koronavirus në 24 orët e fundit. Mediat në vend raportojnë se janë regjistruar 7,335 raste pozitive për Covid-19.
Nga rastet e reja, bëhet e ditur se 17 prej tyre janë identifikuar në pikat hyrëse të vendit. Në total, numri i të infektuarve në vend shkon në 792,239, prej të cilëve 50.7% janë meshkuj. Kurse, nga rastet e konfirmuara në shtatë ditët e fundit, 146 janë persona që kanë udhëtuar jashtë kurse 2,542 të tjerë janë raste kontakti.
Rastet fatale për sot ishin 65, ndërsa totali që nga fillimi i pandemisë shkon në 16,361.