Ish kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur ambasadores amerikane Yuri Kim, e cila tha se nuk bashkëpunon me askënd që është shpallur non grata nga SHBA.
Në konferencën për shtyp, i pyetur nëse po kundërvë demokratët ndaj SHBA, Berisha tha se zotimi i tij është që do i afrojë më shumë me Amerikën dhe vendet e BE.
Sa i përket kafes, tha se “Kim mund të pijë kafe në livadhet e qeverisë” , si dhe shtoi se personalitete të shquara të elitës politike ameriakne e kanë konsideruar si hakmarrje politike deklaratën e ambasadores. Ndër të tjera u shpreh se kanë prova për këtë, por nuk i thonë.
Sali Berisha: Së pari, më duhet të them se foltorja ka zgjuar shpresa të mëdha në mbarë botën dhe unë dua t’ju informoj ju se kjo pritje që shihni në Shqipëri për foltoren nuk është më pak entuziaste në vendet mike. Nuk është më i vogël entuziazmi në vendet mike. Nuk janë më të pakta përgëzimet që marr për këtë nismë shpëtimtare të pluralizmit nga përfaqësues zyrtare të vendeve mike në Europë dhe nga nivelet më të larta të elitës politike të SHBA në krahun republikan.
Pra, për të mbyllur këtë problem, zonjës dhe cilitdo tjetër që ka një provë të vetme, e ftoj të gjykoj pranë gjykatës në Paris, shpreh kënaqësinë time të madhe, por edhe mirënjohjen se miq, përfaqësues të vendeve mike dhe personalitete të shquara të elitës politike amerikane nuk pajtohen, nuk pranojnë, nuk binden, madje e marrin thjesht si një hakmarrje politike deklaratën se kemi prova por nuk i themi. Kjo ka marrë fund. Ke prova, çoji para gjykatës.
Mund të them dhe që në të dy anët e Atlantikut miq të shquar, të cilët në kanë deklaruar se kanë parë dosjen, e kanë gjetur atë si në materia. Çështja e kafes, ajo të vazhdojë të pijë kafe në livadhet e qeverisë por jam i sigurt që Shqipërinë do ta afroj më shumë me BE dhe SHBA. Ky është zotimi im.