Pas disa orësh ndërhyrje, është bërë e mundur shuarja e plotë e zjarrit që përfshiu mëngjesin e kësaj të marte një pjesë të sipërfaqes së pyllëzuar në kurorën e gjelbër të qytetit të Pukës.

Flakët rrezikuan përhapjen në zonën e gjelbëruar, ndërsa në operacionin për shuarjen e zjarrit u angazhuan shërbimi zjarrfikës i Pukës dhe banorë të lagjes Laçaj.
Ndërhyrja në kohë bëri të mundur izolimin dhe më pas shuarjen e plotë të vatrës. Aktualisht situata në zonë paraqitet e normalizuar dhe nuk raportohet më rrezik për përhapjen e flakëve.

Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar qëllimisht.